Zbërthimet nga “Sky” dhe “EncroChat”, Pëllumb Gjoka dërgon çështjen në Kushtetuese! Kërkon pavlefshmërinë e provave të ardhura nga Belgjika dhe Franca

Çështja e komunikimeve në Sky ECC dhe EncroChat që çoi në arrestimin e shumë zyrtarëve do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Do të jetë kjo e fundit që do përcaktojë këto komunikime do të mund të shërbejnë si prova ose jo në hetimet e SPAK ndaj individëve apo grupeve kriminale që kanë përdorur këtë platformë komunikimi.


Deskriptimi i bisedave nga agjensitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka ccuar në arrestimin e dhjetra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre. Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Së fundmi, Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.

Gjoka kërkon nga Kushtetuesja pavlefshmërinë e komunikimeve “Sky ECC”.  Padia ka kaluar nga dhoma e këshillimit në seance publike, raporton gazetari Igli Çelmeta

Pritet që brenda pak ditësh Gjykata Kushtetuese të caktojë datën se kur do të mbahet seanca.

Padia e Gjokës ndaj Prokurorisë së Posaçme,  e cila me të dhënat e përftuara nga “Sky ECC” ka  arrestuar dhe vënë nën akuzë, ndërsa personat nën akuzë kundërshtojnë mënyrën se si janë tërhequr aktet nga SPAK të vënë në dispozicion nga autoritetet belge e franceze.

Kolegji kushtetueses parimisht ka vendosur ta kalojë në seancë publike por ende nuk ka asnjë vendimmarrje.

SPAK nga ana tjetër kërkon që Kushtetuesja ta rrëzojë ankimin duke lënë në fuqi masat e dhëna nga GJKKO dhe apeli i GJKKO që i konsideron prova të ligjshme.

Pritet që deri të martën avokatët të dorëzojnë dokumentet shtesë që ka kërkuar Kushtetuesja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme