‘Zbulimi’ i Ministres: Uji, ajri dhe toka janë sferat më të rëndësishme të jetës

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj mendon se uji, ajri dhe toka janë sferat me të rëndësishme të jetës së qytetarëve, dhe se Qeveria duhet t’u japë prioritet atyre.

Këto njohuri bazike ajo është përkujdesur që t’i shpalosë me rastin e vizitës që zhvilloi në Gjakovë, ku ka përkrahur këtë komunë me dy projekte.

Atë për rregullimin e shtratit të lumit “Krena” dhe përfundimin e punimeve për ujësjellësin në 28 fshatra të Rekës së Keqe.

“Mendoj që uji, ajri dhe toka janë sferat më të rëndësishme të jetës së qytetarëve, dhe ne jemi ata që duhemi me u dhanë prioritet”, ka thënë Reshitaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme