Zbulohen 195 bimë kanabisi në Tepelenë! Procedohet kryetari i fshatit Mamaj për shpërdorim detyre

Policia e Tepelenës ka zbuluar dhe asgjësuar 195 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, të mbjella në fshatrat Mamaj dhe Progonat, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Koordinata”.


Sipas njoftimit zyrtar, në fshatin Mamaj, njësi administrative Qendër, u zbuluan 149 bimë kanabisi, ndërsa në fshatin Progonat, njësi administrative Kurvelesh, u gjetën 46 bimë të tjera.

Për rastin e Mamajt është proceduar penalisht kryetari i fshatit, shtetasi M. Z., për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi dyshohet se ka lejuar zhvillimin e kësaj veprimtarie të paligjshme në territorin që mbulon.

Të gjitha bimët narkotike janë asgjësuar me djegie, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Operacioni është zhvilluar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, duke përdorur dronë për monitorimin e territorit. Kontrollet intensive pritet të vijojnë në të gjithë zonën.

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Vijon plani operacional policor antidrogë, i koduar “Koordinata”.

Gjenden në territoret e fshatrave Mamaj dhe Progonat, si dhe asgjësohen nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Procedohet penalisht, për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Mamaj.

Droge ne Tepelene

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të

Policisë Gjirokastër dhe ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë gjetën 195 bimë të tjera të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, konkretisht:

-në njësinë administrative Qëndër, në fshatin Mamaj, u gjetën 149 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e këtij fshati, shtetasin M. Z.;

-në njësinë administrative Kurvelesh, në fshatin Progonat, u gjetën 46 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme