Policia e Kosovës ka zbuluar një arsenal të madh armësh në veri të Mitrovicës. Gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, zyrtarët e lartë të policisë kanë bërë të ditur se këto janë planet ogurzeza të Serbisë.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.
Sveçla tha se ky arsenal është mbetje e armatimit të grupeve terroriste nga Radoiçiç të dirigjuara nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Sveçla: Ka të dyshuar të tjerë për të cilët drejtori do t’ju flasë. Këto janë planet ogurzeza të Serbisë. Ne nuk do të ndalemi për të ofruar siguri qetësi dhe stabilitet qoftë për qytetaret tanë dhe sovranitet dhe integritet territorial për Kosovën. Patjetër të gjithë ata që janë përfshirë në akte dhune, akte terorrizmi ata të cilët cenojnë rendin kushtetues dhe integritetin territorial shkelin ligjin të gjithë do të vihen para drejtësisë dhe do të dënohen bazuar në veprat që i kanë shkaktuar sigurisë së Kosovë”.
Është depoja e pestë që brenda vitit që ne kemi zbuluar dhe është edhe një dëshmi e përfshirjes direkte e shtetit të Serbisë në tendencën për të destabilizuar Kosovën me qëllim okupimin e saj, ose pjesë të saj, nga të gjeturat kuptohet se përveç pjesëtarëve të deritanishëm./ A2/
© SYRI.net