Ai është një prej dentistëve më të suksesshëm shqiptarë në Maqedoni. Profesionist, i shkathtë, preciz dhe organizator i shkëlqyer. Të paktën si i tillë njihet nga bashkëpunëtorët e afërt.
Kryetari i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Bekim Sali që nga momenti kur kjo lëvizje politike përmbysi rezultatin e BDI – së në komunën e Çairit, është shndërruar në makth për këtë subjekt politik i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare shënoi rënien më të ndjeshme duke u përgjysmuar për nga votat.
Ndonëse në vazhdimësi ka qenë në temë diskutimesh dhe emri i tij është lakuar në mënyra të ndryshme, themeluesi i klinikës dentare “Mollar”, udhëheqësi i shumë organizatave të shëndetësisë, ka preferuar mos të flas. Përgjigjja e vetme e tij publike është publikimi i dukurive të ndryshme negative në komunën e Çairit dhe vënja në pah e shkallës së lartë të krimit dhe korrupsionit në këtë komunë të banuar kryesisht me shqiptarë.
Rreth tij janë mbledhur njerëz të profileve të ndryshme dhe autoritete me ndikim në opinion. I afërt me të gjitha strukturat e Lëvizjes BESA në Çair, Bekim Sali duket se është emri më popullor në këtë komunë.
E, derisa afrohet data e zgjedhjeve lokale, shpeshtohen edhe sulmet e mediave të pushtetit të cilat përpiqen të sajojnë histori të ndryshme përplasjes brenda Lëvizjes BESA, duke harruar se ishte pikërisht kryetari aktual i kësaj komune, Izet Mexhiti ai i cili u kërcënua haptazi nga banda kriminale të afërta me partinë e tij, BDI – në.
“Sot shpifja nuk është anonime. Atë e bëjnë portalet e paguara nga DUI & Co. E mira është se sa më shumë që ata na shpifin, ne aq më shumë forcohemi. Që nga paraqitja e Besës nuk lanë gjë pa na shpifur, por Besa ua prishi matematikat. Kështu kur mësimet i merr nga vet shejtani. Sidoqoftë, i informoj aktivistët se në Besën e Çairit le që nuk ka e nuk ka pasur asnjë përçarje, por ne në Çair të gjithë e kemi vetëm një çështje – të vijë sa më shpejt dita e zgjedhjeve. Atë ditë shpifësit do ta marrin përgjigjen e tyre. Atë mbrëmje përsëri do ua fikim dritat e shtabeve qysh në orën 19.00”, ka shkruar Bekim Sali, tash së fundmi.
Qëndrimin e Salit e kanë konfirmuar edhe bashkërpartiakët e Salit nga e njëjta degë, Zejd Rexhepi dhe Kastriot Rexhepi të cilët kanë shprehur se Lëvizja BESA në këto zgjedhje është edhe më e fortë dhe e vendosur në përmbysjen e së keqës, të quajtur BDI.
Përndryshe, BDI humbi betejën në Çair në zgjedhjet e fundit parlamentare duke bërë që Lëvizja BESA dukshëm të ketë më shumë vota në këtë komunë shqiptare dhe të imponohohet si partia kryesore shqiptare opozitare në Maqedoni./Sakte.net