Zbulohen detaje të reja rrënqethëse nga masakra që ndodhi dje në Elbasan

Detaje të reja dalin nga masakra në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:15 minuta.Tre personat që mbetën të vrarë mbrëmë janë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay. Ata kishin pak ditë që kishin ardhur për festat e fundvitit në Shqipëri.Shënjestra e atentatit ka qenë Endrit Alibej, 34 vjeç, ndërsa nga breshëria e plumbave të kallashnikovit që u derdhën mbi makinën Range Rover që ai udhëtonte, humben jeten edhe dy personat qe ndodheshin me te, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri 54 vjeç dhe turku. Ky i fundit është i afërm i një prej bashkëshorteve të familjareve të fisit Dylgjeri dhe Alibej.

Te tre u qelluan ne prite nga autorety, ende te paidentifikuar, teksa makina ishte ne levizje.Viktimat së bashku me disa familjarë te tjere te tyre kishin qenë mbrëmë në një fshat të Peqinit për të darkuar ne nje restorant.Në momentin që kanë dalë nga restoranti ata janë drejtuar për në qytetin e Elbasanit së bashku me dy makinat e tjera ku ndodheshin familjaret e tjere, kanë qenë 5 gra dhe 3 fëmijë.

Autorët i kanë ndjekur rrugës nga Peqini në Elbasan dhe në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh i kanë bërë pritë makinës duke i qëlluar me breshëri. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me turkun ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e një restoranti.Mbrëmjen e djeshme pas ngjarjes u shoqëruan 15 persona, të cilët u liruan pas marrjes së dëshmive, ndërkohë që në Elbasan zbarkoi edhe RENEA duke blinduar zonën për të rënë në gjurmët e autorëve. Sipas të dhënave të para shkak i ekzekutimit ka qenë përplasja për pazaret e drogës, kryesisht në Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh

Endrit Alibeaj është arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç. Endrit Alibeaj mësohet se ka ndryshuar mbiemrin e tij për shkak të precendetëve të mërparshme penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme