Zbulohen detajet e para të telefonit të ri Nokia 3310 (FOTO)

Që prej ditës kur kompania Nokia zyrtarizoi rikthimin në treg të telefonit legjendar Nokia 3310, fansat e tij janë duke pritur me padurim ditën që kjo do realizohet.

Sipas “thashethemeve” të fundit nga bota e teknologjisë, thuhet se Nokia nuk do të ketë një sistem Android, po do të jetë një telefon “tip”, shkruan opinion.al.

0035A0E400000258-4223018-image-m-15_1487083359543

Përsa i përket dizajnit, në site-in kinezë Vtech thuhet se telefoni do të ketë shumë ngjashmëri me origjinalin, megjithatë pritet të jetë pak më i hollë dhe më i lehtë.

Gjithashtu në vend të ekranit fillestar njëngjyrësh, prit që Nokia 3310 të ketë vijë në versionin me ngjyra dhe rezolucion më të lartë, dhe bateri tepër jetëgjatë.

gsmarena_001-2

Celulari pritet të publikohet javën e ardhshme gjatë Kongresit Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Thuhet se Nokia 3310 do hidhet në treg në disa ngjyra, si e kuqe, jeshile dhe e verdhë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, celulari pritet të kushtojë vetëm 59 dollarë./ opinion.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme