Zbulohen letrat sekrete të presidentit të ndjerë Bush: Edhe pse nuk jemi takuar, unë të dua

Edhe pse ndërroi jetë ditë më parë, ish-presidenti i ShBA’ve George H.W Bush, po vazhdon të përmendet për të mirat që i ka bërë.


Rrjeti i njohur televiziv, CNN, ka zbuluar se Bush ka financuar një 7 vjeçar në Filipine, për 10 vite rresht, dhe këtë përmes një pseudonimi.

Përmes një organizate që përdorte kisha lokale për  të ndihmuar fëmijët e varfër nëpër botë, Bush e kishte ndihmuar për një dekadë me të ardhura për edukim, aktivitete të ndryshme e ushqim, djaloshin e quajtur Timothy.

Ndonëse Bush nuk është takuar kurr me 10 vjeçarin, ai e ka dashur atë shumë,

‘I dashur Timothy, unë dua të jem miku yt i ri. Jam një burrë i vjetër, 77 vjeç, por i dua fëmijët. Edhe pse nuk jemi takuar kurrë, unë të dua. Unë jetoj në Teksas, prandaj do të të shkruaj herë pas here. Paç fat. G.Walker’, shkruante në letrën e ish-presidentit.

Ndryshe, presidenti i 41’të i ShBA’ve ka vdekur me 1 dhjetor në moshën 94 vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme