E shtune, 29 Tetor 2016 – Sakte.net
Modeli i ardhshëm i Iphone do të ketë pjesën e pasme prej xhami dhe do të ofrohet në tre ngjyra të ndryshme, ashtu si Iphone5c,që doli në shitje në 5 ngjyra të ndryshme.
Gjithashtu sipas “Apple Insider”, Iphone 8 do të vijë edhe në përmasa të ndryshme, ku besohet se do të jenë 4.7, 5 dhe 5.5 pixel.
Një tjetër risi që pritet të sjellë ky version i Iphone është “xhami sanduiç”, pasi edhe pjesa e pasme e telefonit do të jetë me xham dhe kasa do të jetë e inkorporuar me teknologjinë e ekranit AMOLED.
Iphone 8 pritet të heqë butonin kryesor “home”, çka do të krijojë mundësinë për të pasur një ekran më të madh. Apple do ta vendosë këtë komandë në xham. Megjithatë të dhëna të reja do të vijojnë të dalin deri në publikimin zyrtar të telefonit të Apple vitin e ardhshëm.