E mërkurë, 26 Tetor 2016 – Sakte.net
Hasan Zeneli, bashkëluftëtar i Zahi Pajazitit, përmes një postimi në facebook ka shkruar për një skandal siç e quan ai ‘skandal’ tek celulat e UCK-së, ku ai ka prezantuar një letër, ku sipas tij ajo letër vrau Zahir Pajazitn dhe burgosi shumë të tjerë, shkruan “Bota sot”.
“Opinionit te gjer ne Kosovë e Shqipëri. Këtu kemi te bëjmë me një skandal tek celulat e UCK-se, ku bilanci i tije del pak si i shtrenjtë. Deri me tani, këtë deklarate e kam shpërndarë neper shokët e ish gueriles por jo për opinionin. Kjo cope letre qe po e shihni këtu, vrau Zahirin vet te trete dhe burgosi 23 te tjerë. Nder ta,tre vdiqën nen torturë te armikut , e këta janë Januz Zeneli qe vdiq pas lëndimeve te renda ne burgun e Beogradit. Besnik Restelica po ashtu dhe Sabit Lahu nga fshati Rimanisht , u zhduk pa gjurme nga UDB-ja”, shkruan Zeneli.
Hasan Zeneli
U sjellim postimin e plotë të tij pa ndërhyrjen tonë:
Opinionit te gjer ne kosov e shqiperi. Ketu kemi te bejme me nje skandal tek celulat e UCK-se, ku bilanci i tije del pak si i shtrenjet. Deri me tani, kete deklarate e kam shperndar neper shoket e ish gueriles por jo per opinionin.Kjo cope letre qe po e shihni ketu,vrau Zahirin vet te trete dhe burgosi 23 te tjer.Nder ta,tre viqen nen tortur te armikut , e keta jan Januz Zeneli qe vdiq pas lendimeve te renda ne burgun e beogradit.Besnik Restelica po ashtu dhe Sabit Lahu nga fshati rimanisht ,u nzhduk pa gjurme nga UDB-ja. Edhe ne te tjeret, nuk shpetuam leht.
Dikush doli invalid per gjithmone,dikush me kembe e duar te thyera,dikuah me koke te ndar per gjysme e dikush me sy te verbuar.Tash 19 vite , kete e kam bajtur ne vetvete edhe pse shpesh her me kan pyetur familja Pajaziti dhe familja zenullahu.Pas daljes time nga burgu i Nishit,pata shume vizitor…Nder ta, ishte edhe komandanti i ZOLl-t ,se bashku me Qerim Pajazitin ,Bajram Pajazitin,Nazmi Zuken dhe babain e heroit ton Ilir konushevcit. Gjat bisedes, Rrustem Mustafa me pyeti rreth qendrimit ne burg dhe shum ishte kurreshtar te kuptoje se si erdhi deri te ky SKANDAL.
Ju pergjigja me keto fjale; Mire qe jemi dale dhe per me tutje nuk po dua me ju Helmuar. Remi ,kuptoj se qfar deshta ti them. sigurisht se do ti tregoja, pse jo por, ne oden ku pritja njerz,kishte edhe disa njerz te tjer dhe nuk munja ta bisedoja tersine e ketije SKANDALI.Bajram Pajaziti, tha: Mir se ke dal o bashkluftetari i vellaut tim Zahirit. Tani ditet tjera dote kemi kohe me shum per te biseduar . E kuptova se ,Bajrami po dinte diqka rreth SKANDALIT .
Ashtu edhe Baci Sabit Zenullahu me tha: Shyqyr zotit qe na erdhe ketu ne mesin ton dhe sigurisht se ti Hasan din te na tregosh shumqka.Edhe nga bac Sabiti, ne mes rreshtave kuptova se po dijkan diqka rreth ketij Skandali te madh dhe shum tragjik per CELULAT.. Nazmi zuka tha: Koha i sheron plaget! Edhe nga Nazmiu , kuptova se po e njeh pak a do situaten..
Te gjith keta emra qe i permenda, e dijne se qka kan biseduar ne oden time .Nese nuk e dijne, lete kerkojne qe tua leshoj videokameren qe kishim per incizimin e vizites.Pra nese te gjith keta emra qe i permenda,kan harruar,un nuk kam harruar. E din edhe Bajram Pajaziti se qfar i pata thne diten e bajramit te madh ne familjen e tij , kur isha ne te pame per vdekjen e bashkluftetarit tim Zahirit. Nuk eshte gje mshehtesi . Po e deklaroj . Bajram Pajazitit i thash keto fjal: Bajram,ti Zahirin e ke vella, un e kom bashkluftetar.Mua nuk po me shkon per situate qe te flas PARE neper opinion por ti shkel pare.Nje gjysem milioni franga nzvicerrane i ke te un te gatshme .Qite fjalen (Kush e gjen spiunin ) qe vrau djemt ne prit , let vjen ti merr te ti Bajram Pajaziti.
Keshtu i tha edhe Januz Zeneli tani deshmori i kombit.Me keto fjale tani po e perfundoj kete rrefim te pakenshem per opinionin por ky eshte nje rrealitet i kohes.E ndjeva shum obligim qe nga vetja ta heqi kete stres dhe kete mundim te kamotshem dhe kjo qe un rrefeva dhe faktova, eshte vetem nje pjes e vogel faktesh dhe kujtimesh te hidhura te kohes. Un tani po vdes edhe pak dhe nuk dua te i mbetem borgj as kujte,sidomos bashkluftetarit tim Zahir Pajazitit.Ketu tani, kan te drejten e mbrojtjes te gjith ata qe ishin akteret e kesaj ngjarje shum te rende HISTORIKE.. Vazhdon