Zbulohet busti i perandorit romak Marcus Aurelius

Arkeologët kanë gjetur bustin e perandorit romak Marcus Aurelius në Aswan, një qytet në jug të Egjiptit, njoftoi sot Ministria e Antikiteteve egjiptiane.

Busti u gjet në Tempullin Kom Ombu gjatë punimeve për mbrojtjen e zonave të ujërave nëntokësore.

Arkeologët gjithashtu gërmuan objekte që i përkisnin perëndeshës Osiris Pattah-Neba brenda tempullit të lashtë Karnak në qytetin e Luksorit.

Egjipti shpreson se zbulimet e fundit do t’i inkurajojnë turistët të vijnë në atë vend, ku turizmi ka pësuar pasojat e trazirave politike pas pranverës arabe në vitin 2011.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme