Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se sot kanë pasur një takimin me Albin Kurtin e VV-së, raporton Gazeta Blic.
Haziri tha se sot me Kurtin kanë biseduar për harmonizimin e programit politik, si dhe mundësinë e përshtatjes për shkak se këto dy parti i takojnë ideologjive të ndryshme.
“Ne sot kemi diskutuar për modalitetet dhe temat që Avdullah Hoti si shef i grupit parlamentar të LDK do t’i diskutojë me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Në koalicion do të jetë formati 1+2, praktikisht do të përfshihen ekspert të AKR-së, Alternativës sipas nevojës në mënyrë që të shihen politikat sektoriale të përafrimit për arsye se në përfaqësojmë ideologji të ndryshme”, ka thënë Haziri, raporton Gazeta Blic
Ai më tej ka thënë se bisedimet do të kalojnë edhe në stadin e dytë, ku do të ketë bisedime liderësh, ku do të tentohet që të dilet nga kriza politike dhe formimi sa më parë i institucioneve të Kosovës.
“Besoj që shumë shpejt nën monitorimin e kryetarit tonë, bisedat shumë shpejtë do të fokusohen në përafrimin e këtyre politikave dhe më vonë tema e dytë e bisedave do të jetë i fokusuar në nivel të liderëve dhe do të diskutohen të gjitha ato çështje që janë në interes të përbashkët për ti dhënë vendit institucionet”, tha ai.
Ndryshe, dje Albin Kurti ka drejtuar akuza të rënda ndaj Isa Mustafës.
Sipas tij, kreu i LDK-së është në konflikt interesi, i cili po dëshrion që edhe më tutje të jetë kryeministër, duke vazhduar bllokimin e krizës politike.
Për më shumë ndiqeni deklaratën e sotme të Lutfi Hazirit: