Zbulohet çmimi i Mercedes GLS të ri

Mercedesi ka hapur librin e porosive për SUV-in e tij më prestigjioz, GLS të ri.


Për GLS-në e re është përfolur shumë dhe është ka marrë shumë përshkrime, por më i miri është ai i cili e quan S-Class në mesin e SUV-ëve, transmeton Koha.net. Po ashtu, për shumicën e njerëzve S-Class është modeli më i mirë.

Për tregun evropian, Mercedes GLS i ri do të jetë në dispozicion në version 350d me motor 2.9-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 286 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë arrijë për 7 sekonda dhe atë maksimale deri në 227 km/h. Po ashtu, shpenzon karburant mesatarisht 7.6-7.9-litër në 100 km, si dhe çmimi i tij fillestar do të jetë mbi 85 mijë euro.

Versioni më i fuqishëm, 400d, do të ketë motor të njëjtë sikurse 350d por me kapacitet prej 330 kuajfuqi. Shpejtësinë deri në 100 km/h mund ta arrijë për 6.3 sekonda dhe atë maksimale deri në 238 km/h. Po ashtu, shpenzon karburant njëjtë sikurse 350d por çmimi i tij fillestar është mbi 90 mijë euro.

Oferta standarde për GLS-në e re përfshinë 7 ulëse dhe me një pagesë shtesë, një ulëse mund të hiqet dhe të krijohet hapësira për një kolltuk individual.

Konzola e zgjeruar në pjesën e pasme kushton 2.118 euro, sistemi MBUX Infotainment me dy ekrane për ulëset e pasme kushton 2.796 euro shtesë, ndërsa ulëset e përparme me masazh kushtojnë 4.742 euro.

Gjithashtu, GLS i ri mund ta modifikoni edhe me paketën e AMG-së për 4.284 euro.

Porositë para për këtë SUV prestigjioz pritet të arrijnë deri në fund të vitit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme