Zbulohet detaj shokues: Në vrasjen e Ivanoviqit është përfshirë edhe sekretarja e tij

Silvana Arsoviq dyshohet se i kishte kyçur kamerat vëzhguese në Zyrat e SDP-së pesë minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit gjersa në momentin e vrasjes ajo ndodhej e vetme në zyrë. Për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen edhe nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq, për të cilin është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, policët Dragisha Markoviq dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe Marko Roshiq, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Edhe pas gati 19 muajsh vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviqit, liderit të IQ “Serbia, Demokracia, Drejtësia” nuk janë gjetur. Në paraburgim si të dyshuar se kanë ndihmuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ndodhen dy policë: Dragisha Markoviq dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe Marko Roshiq, numri i tabelave të veturës së të cilës janë gjetur në xhepin e Ivanoviqit të vrarë, ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq ka ikur në Serbi pas aksionit të njësisë speciale ROSU të Policisë së Kosovës në veri, për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe ai gëzon mbrojtjen direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar për herë të tretë bashkëpunëtoren më të afërt dhe sekretaren e Ivanoviqit Silvana Arsoviq si e dyshuar në përfshirje dhe për ndihmë të vrasësve të Ivanoviqit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme