Zbulohet dokumenti/ Kur Gramoz Ruçi përndiqte ata që rrëzuan monumentet e Enver Hoxhës

Kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i regjimeve komuniste në Europën Juglindore, por në Shqipëri duket se koha ka ngelur në vend dhe pikërisht brenda institucionit më të rëndësishëm të demokracisë, Parlamenti dhe Kuvendi.

Për shumëkënd duket e pabesueshme, por në vendin tonë, i cili aspiron që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, Nr.2, i shtetit është pikërisht një ish-anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe një ish-ministër i Brendshëm në kohën e diktaturës.

Bëhet fjalë për kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili konsiderohet edhe si kumbari në hije i “liberal-demokratit” Edi Rama!

Në muzeun e diktaturës të ngritur te famëkeqja “Shtëpia me gjethe”, Ruçi qëndron krenar në krah të gjithë ish-ministrave të Brendshëm të diktaturës komuniste.

Madje ka qenë në këtë detyrë pikërisht në kohën e rrëzimit të saj, por që nga ana tjetër ishte bërë edhe më e egër kundër popullit që ishte ngritur për demokraci dhe po rrëzonte bustet dhe monumentet e Enver Hoxhës.

Pikërisht nga kjo periudhë kur Ruçi që sot drejton Kuvendin e një vendi anëtar i NATO dhe kandidat për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, ka dalë një dokument që tregon se çfarë roli dhe vullneti anti-demokracisë ka pasur ai në atë kohë.

Dokumentin që Syri.net po publikon është firmosur nga vetë Gramoz Ruçi. Nëpërmjet kësaj shkrese ai kërkon llogari për mos-gjetjen dhe dënimin e atyre që rrëzuan bustet dhe monumentet e Enver Hoxhës, e veçanërisht të organizatorëve.

Shkresa e firmosur nga Ruçi ministër në atë kohë, mban datën 18.3.1991, por bën fjalë për ngjarjen e 20 shkurtit 1991 kur u rrëzua monumeti i Hoxhës në Tiranë dhe ndodhi e njëjta gjë me bustin e tij në Shkodër.

Image

Gramoz Ruçi u përzgjodh nga Ramiz Alia si dorë e hekurt në krye të ministrisë së Brendshme për të shtypur atë që po ndodhte në gjithë vendin, vetëm 3 ditë pas rrëzimit të monumentit të diktatorit në 23 shkurt 1991.

Por kush është në të vërtetë Gramoz Ruçi, njeriu që “çuditërisht” mban postin e lartë të kryetarit të Kuvendit, edhe sot 30 vite pas rrëzimit të Hoxhës?

Nëse do të kishim një ‘makinë kohe’ dhe të ktheheshim shumë dekada mbrapa, diku andej nga vitet 80-të të shekullit të kaluar, do të kishim shansin të takonim komunistin e ri Gramoz Ruçi në Tepelenë.

Do të shihnin se si ky individ i përkushtuar ndaj partisë në ato vite të errëta të diktaturës, do të çante me shpejtësi karrierën. Inspektor partie; Sekretar i Dytë, e më pas Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë; Organizator i Vullnetarëve të Enverit.

Pastaj kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës deri në fillim të viteve 90-të kur lindën filizat e para të pluralizmit dhe Demokracisë, e kur do ta shihnim direkt ministër të Punëve të Brendshme.

Është kjo periudha kur Ruçi shënjoi veten si ministri i cili urdhëroi veprime të pamëshirshme ndaj atyre që guxonin të kapërcenin kufijtë, për të arritur te 2 Prilli i vitit 1991 kur nën urdhrat e tij u gjakos për herë të parë, lindja e demokracisë.

Të gjitha këto jo vetëm që nuk e penalizuan në dekadat në vazhdim, por e bënë Gramoz Ruçin një figurë qendrore të Partisë Socialiste, gjithmonë protagonist në opozitë e në qeverisjen e kësaj force politike.

Sot  ai është një nga njerëzit më të kamur dhe influentë të Rilindjes dhe mban postin e Nr. 2 të shtetit shqiptar; kryetar i Kuvendit të një vendi që pretendon të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

Homologëve dhe shokët e Ruçit nëpër vendet ish-komuniste, ju është harruar emri dhe janë hedhur në analet e historisë së keqe të vendeve të tyre dekada më parë.

Por jetojmë në Shqipërinë e Edi Ramës i cili po me Gramoz Ruçin synon një “mandat të tretë” dhe çuditë, mutacionet politike tashmë janë një normalitet.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme