Anti-mafia italiane gjatë përgjimit të një bisedë në datë 9 gusht të vitit 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saveriio dhe Ercole D’Alessdandro, zbulon ndër të tjera se si ata kanë korruptuar me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.
Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se, “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime, falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“.
Sipas disa kërkimeve të thjeshta dhe nga vetë CV-ja e tij e botuar në faqen e Policisë së Shtetit, rezulton se bëhet fjalë për drejtorin aktual të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Nga të dhënat e biografisë profesionale të Ardi Veliut del se data 28 Mars e vitit 2017 deri në 5 Shkurt të vitit 2018 kur u përzgjodh nga Fatmir Xhafaj me firmën e kryeministrit, Edi Rama, në postin e lartë të drejtorit të përgjithshëm ai ka qenë Drejtor i Drejtorise Vendore te Policisë Tiranë.
Sipas dosjes së anti-mafias, përgjimi ku mësohet se si korruptohet shefi i policisë së Tiranës është kryer në 9 gusht të vitit 2017. Pra 5 muaj pasi kishte marrë drejtimin e policisë së kryeqytetit dhe rreth 6 muaj përpara se të largohej nga aty, për tu katapultuar në krye të Policisë së Shtetit.
© SYRI.net