Dogana ka njoftuar se sot kanë identifikuar një lokacion në Ferizaj, ku bëhej kontrabandimi dhe paketimi i duhanit.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokalit, është gjetur një person duke përpunuar duhan në katin përdhese.
Duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje ky duhan nuk ka te drejte të shitet në treg.
Komunikata e plotë:
Prishtinë 13 tetor 2016 – Dogana e Kosovës ka arritur që gjatë një aksioni të identifikoi, lokalizoj dhe të ushtroj bastisje në një lokacion të dyshuar për kontrabandim dhe paketim të duhanit në Ferizaj.
Duke vepruar në koordinim me prokurorët kompetentë si dhe pas marrjes së urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është ekzekutuar bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse sipas dyshimit të bazuar se ka duhan të përpunuar dhe pa përpunuar i cili duhan është kontrabanduar në rrugë të ndryshme. Gjatë bastisjes, përkatësisht në flagrance është gjetur i dyshimti duke përpunuar duhan ne katin përdhese. Duke marr parasysh se duhani i përpunuar dhe i pa përpunuar nuk i plotëson kushtet ligjore përkatësisht nuk e ka autorizimin përkatës për grirje apo bluarje ky duhan nuk ka te drejte të del në treg. Në vend të ngjarjes po ashtu është gjetur edhe makina për bluarjen e duhanin e cila ka qenë duke punuar në momentin që Dogana ka ushtruar bastisjen.
Me urdhëresën e Gjykatës, është sekuestruar malli si vijon:
1. Duhan i përpunuar (grire) 171 kg.
2. Duhan i papërpunuar (flete) 161 kg.
3. Makine për bluarjen e duhanit.
Derisa rasti ka vazhduar për hetime dhe kundërvajtje doganore./Gazeta Express