Burri që dyshohet se theri për vdekje me thikë deputetin britanik, Sir David Amess, është 25-vjeçari, Ali Harbi Ali, kanë konfirmuar zyrtarët e Whitehall për BBC.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia tha se ai ishte duke u mbajtur në një stacion policor në Londër sipas Aktit të Terrorizmit 200 dhe oficerët kanë afat deri më 22 tetor për ta marrë në pyetje.

Oficerët e kaluan të shtunën duke kërkuar tre adresa në zonën e Londrës.

BBC merr vesh se Ali është referuar disa vjet më parë te skema “Parandaluese” kundër terrorizmit. Mendohet se 25-vjeçari, i cili është me prejardhje somaleze, nuk kaloi shumë kohë në program.

Ndryshe, Sir David Amess, po mbante një takim të rregullt të së premtes me zgjedhësit në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Essex, kur u godit me thikë disa herë.