Zbulohet italiani i rrezikshëm në Shqipëri, kriminel me 750 mijë euro pasuri

Është arrestuar një person i dyshuar në Shqipëri, me shtetësi italiane, si i dënuar për vrasje në vendin e tij të origjinës. Sipas njoftimit nga Policia e shtetit në Shqipëri, italianit i cili është dënuar për dy vrasje për shkak të luftës mes klaneve mafioze në shtetin fqinj, i është sekuestruar rreth 750 mijë euro pasuri.


Bëhet e ditur se ai kishte ardhur në Shqipëri përmes lidhjeve kriminale dhe ka investuar në Durrës paratë e gjeneruara nga aktiviteti kriminal në Napoli të Italisë.

Shtetasi Italian me inicialet F.M., ka investuar në pesë apartamente banimi në Durrës, 13 garazhe, 1 automjet me vlerë prej 40 mijë euro dhe afro 10 mijë euro në llogarinë bankare, të cilat më pas u zbuluan dhe sekuestruan.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Napolit ka konfirmuar se 56’vjeçari italian është dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane si pjesë e klaneve kamorriste në zonën e Napoli.

Ky person kishte leje qëndrimi në Shqipëri ku edhe ushtronte aktivitetin tregtar që nga viti 2012.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme