Është zbuluar zyrtarisht nga shkencëtarët, kamera dixhitale më e madhe në botë, e cila do të kapë imazhet më të gjera të universit.
Kjo kamerë ka madhësi të një makine të vogël e cila peshon pothuajse 2 mijë e 800 kilogramë, e ndërtuar me një lente të gjerë pesë metra, mjaft e fuqishme sa për të dalluar një top golfi nga 24 kilometra larg, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Shiten për 87 mijë dollarë xhinset Levi’s të shekullit të XIX të gjetura në një minierë të braktisur
Edhe pse kamera nuk është ende plotësisht e kompletuar, të gjitha pjesët e nevojshme janë siguruar.
Pasi të përfundojnë të gjitha punimet mbi të, kjo kamerë do të marrë imazhe dixhitale të pjesës jugore të qiellit nga maja e malit Cerro Pachon.