Djali i ish-kryetarit të Serbisë, Marko Milosheviq, ka paguar pesë milionë dollarë për të vrarë Zoran Gjingjiqin.
Ish–kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, u vra në marsin e vitit 2003 para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.
Gjingjiq, nga përkrahësit e Slobodon Milosheviqit akuzohej se kishte dorëzuar atë në burgun e Hagës në vitin 2001.
Lajmin se i biri i Milosheviqit, Marko, kishte paguar këto para për vrasjen e Gjingjiqit e ka publikuar sot gazeta “Kurir” e Beogradit.
Këtë, sipas gazetës, e ka konfirmuar një dëshmitar-bashkëpunëtor i Gjykatës Speciale Zoran Vukojeviq Vuk, i cili u vra pas dy vjetësh.