Një laborator droge është zbuluar nga Policia e Tiranës në zonën e Ndroqit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se policia ka zbuluar një banesë, e cila shërbente si bazë për magazinimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se policia ka arrestuar dy punonjës të OSHEE-së të cilët kanë bërë lidhjen e energjisë në banesën që shërbente për kultivimin e kanabisit me llampa.



