Zbulohet më në fund truku/ Si të largohemi nga një grup në Whatsapp, pa u vënë re?

 

Këtu është një truk për të lënë bisedat më të bezdisshme në grupet e Whatsapp pa i bërë të ditur anëtarët e tjerë.  Grupet e Whatsapp janë gjithmonë një burim informacioni, gëzimi por shpesh dhe bezdisjeje brenda aplikacionit të mesazheve.

Kemi shumë grupe në Whatsapp, për aspekte të ndryshme të jetës sonë, punë, sport, shkollë, pak a shumë miq të ngushtë e kështu me radhë, dhe kjo mund të kthehet në një burim të stresit të përditshëm.

Ekipi i Menlo Park, gjatë viteve, na ka ofruar një sërë mjetesh për t’u mbrojtur nga numri i shumtë i mesazheve falë mundësisë së mbylljes së njoftimeve.

Por si mund të largohemi nga një grup pa e vënë re të tjerët?

Nuk është e mundur, pasi Whatsapp u dërgon ende njoftimin të tjerëve për faktin që ju jeni larguar nga ajo bisedë, por ekziston një truk për t’u siguruar që të mos shqetësoheni më dhe të siguroheni që të largoheni nga grupi pa bërë bujë.

Gjëja e parë që duhet të bëni është të çaktivizoni njoftimet: thjesht klikoni grupin në fjalë, klikoni në tre pikat lart djathtas (në Android) ose në emrin e grupit (në iOS) për të hapur

Cilësimet, më pas shkoni tek “deaktivizo njoftimet” dhe zgjidhni “Gjithmonë”. Kthehuni te lista e bisedave, shtypni gjatë me gisht në ekran te telefonit tek grupi dhe zhvendoseni mes bisedave të arkivuara .

Në këtë mënyrë nuk do ta shihni më në listën tuaj të bisedave, nuk do të shqetësoheni nga njoftimet madje as vizualisht kur hapni aplikacionin e mesazheve./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme