“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë.
Gazetarët e emisionit investigativ do të tregojnë mbrëmjen e kësaj të mërkure sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve, fëmijët minorenë.
Nëpëmjet dy profileve të hapura prej tyre në Facebook, të një djali dhe një vajzë minorene, ata kanë zbuluar sesi funksionon rrjeti i pedofilëve dhe sesi ata afrohen me fëmijët.
Mangësia që ka Kodi Penal në Shqipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit./lapsi.al/