Më shumë se 140 fëmijë të sakrifikuar rreth 550 vjet më pare, u gjetën në një varrezë masive në rajonin bregdetar të Perusë.
Zbulimi u bë afër Trujillos, që ndodhet afër qendrës së qytetërimit të lashtë Chimú. Më shumë se 200 deve jugamerikane të reja u flijuan së bashku me fëmijët – të gjithë supozohet se u vranë në të njëjtën ngjarje.
Zbulimi është mbështetur nga grantet e National Geographic Society, dhe u botua ekskluzivisht në faqen e internetit në National Geographic.
“Unë, nuk e prisja këtë kurrë”, ka deklaruar John Verano, një nga hulumtuesit kryesorë, për botuesit. “Dhe unë nuk mendoj se dikush tjetër e ka pritur këtë”.
Në vitin 2011 ishte zbuluar varreza e parë masive e sakrificave të njerëzve në një vend të njohur si Huanchaquito, e ku u zbuluan eshtrat e 40 viktimave dhe 74 deveve jugamerikane gjatë gërmimit të një tempulli 3,500 vjeçar.