Vula e lashtë që daton rreth 9000 vjet më parë, është zbuluar në një kodrinë në qytetin jugor dhe bregdetar të Mersinit në Turqi.
Vula që i përket viteve 7000 para erës sonë dhe u zbulua në Jumuktepe Hojuk, vend që ndodhet katër kilometra në perëndim të qendrës së qytetit Mersin, shkruan ATSH.
Gjatë gërmimeve prej dy muajsh e gjysmë në kodrinë, ekipi prej 25 personash i kryesuar nga një profesoreshë e arkeologjisë në Universitetin e Leçes në Itali, Isabella Caneva, zbuloi një majë të shigjetës që i përkiste epokës neolitike, si dhe disa gurë të vegjël.
Ajo shtoi se ekipi mori informacione të çmuara dhe të dobishme për historinë e rajonit gjatë këtyre gërmimeve.