Zbulohet njeriu i Vuçiqit që po investon në Kosovë

Dje në Shtërpce, Policia e Kosovës ka ndërprerë dhe ka shpërndarë një protestë të organizuar nga shqiptarë e serbë të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali në lumin e kësaj komune.

Sot medie serbe, duke shkruar rreth kësaj ngjarjeje, thonë se do të ketë edhe protesta të tjera por edhe takime ndërmjet kundërshtuesve e përkrahësve të hidrocentralit si dhe përfaqësuesve të Policisë e të pushteti lokal me qëllim që të arrihet një marrëveshje e mundshme.

Për këtë protestë sot ka shkruar edhe portali serb ricochet jo dhe shumë i njohur për opinionin.

Sipas këtij portali  incidentet për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve po ndodhin për shkak të ndërtimeve të hidrocentraleve të vogla të Nikola Petroviqit, kumbar i Aleksandër Vuçiqit.

Portali, i cili me titullin “Shqiptarët mbrojnë hidrocentralin e vogël të kumbarës së Vuçiqit”, lë të kuptojë se policët që ndërhynë dje kanë qenë kryesisht shqiptarë dhe se ata, dje, duke e ndaluar protestën, janë vënë në mbrojtje të pronarit të tij, politikan dhe zyrtar i partisë që e udhëheq presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e që njëkohësisht është dhe kumbar i tij.

Portali ricochet, pa e identifikuar, shkruan po ashtu se ndërtuesi i hidrocentralit është një shqiptar dhe se do të marrë pjesë në takimin e caktuar për të hënën.

Gjithnjë sipas këtij portali, pas protestave 2 mujore për mbrojtjen e lumit në Bjeshkët e Sharrit kur vendasit ia dolën ta largonin ekskavator, dje në prani të forcave speciale, ekskavatori sërish filloi të mihte.

Në mesin e pronarëve të hidrocentraleve të vogla janë të shumta personalitetet publike, nga qarqet afariste por edhe nga politika e sporti.

Ndoshta më interesanti në mesin e këtyre emrave është emri i Nikola Petroviqit, kumbar i Vuçiqit, e ish-drejtor i rrjetit elektrik të Serbisë dhe kuadër i Partisë Përparimtare Serbe. Sipas shënimeve që i publikon ricochet, Petroviqi është pronar i kompanisë “Eko Vlasina”, e cila ka dy hidrocentrale. E para është “Prodança” me fuqi 175 kw, dhe e dyta “Gjorgjina” me fuqi 320 kw.

Petroviqi është edhe drejtor i firmës “Eko Energo Group – EEG”, në të cilën ka pronësi prej 41.75 % përmes firmës së vet “Eko Vlasina”. Sipas raporteve mediale, nga viti 2013-2016, kompanive që janë të ndërlidhura me Petroviqin u janë paguar më shumë se 7.2 milionë euro.

Në pronësi të EEG-së janë hidrocentralet “Tegoshnica” me fuqi 640 kw, “Livagje” 450 kw, “Gonja Gara” 1993 kw dhe “Donja Gara” 1990 kw.

Partner i Petroviqit në EEG është Dragan Klisura, bashkëpronar i hidrocentralit “Jabukovik” me forcë 1.885 kw. Petroviqi në këtë hidrocentral ka në pronësi 24.35% të saj.

Partneri tjetër është Nenad Kovaq pronar i “Tehno Manias” dhe i Roamingut i cili ka 45% pronësi në EEG.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme