Joao Cancelo do të fitojë gjashtë milionë euro neto te Barcelona nëse kompletohet transferimi, raporton Gerard Romero.
Portugezi do të ishte i 6-ti në listën e lojtarëve më të paguar të Barçës – pas Frenkie de Jong, Robert Lewandowski, Ilkay Gundogan, Ansu Fati dhe Jules Kounde.
Paga e Cancelos do të ishte e ngjashme me atë të Raphinhas.
Më herët, Fabrizio Romano konfirmoi se klubi katalunas kishte arritur një marrëveshje me Joao Cancelon për lëvizjen e tij gjatë verës. Mbrojtësi i djathtë ka të ngjarë të arrijë në huazim deri në fund të sezonit.
Blaugranasit ende nuk ka rënë dakord për lëvizjen me Manchester Cityn.
Të martën, Xavi zbuloi publikisht nevojën për të shkuar për një mbrojtës të djathtë pas largimit të Ousmane Dembele. Trajneri me sa duket nuk beson se francezi mund të zëvendësohet, kështu që ai do të preferonte të nënshkruante një mbrojtës të krahut sulmues për të kompensuar humbjen.
Joao Cancelo sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Bayern Munich, por klubi gjerman nuk e kompletoi transferimin e tij shkaku i personalitetit problematik të lojtarit që nganjëherë shpërfill urdhrat e trajnerit.