Zbulohet punëtoria e armëve në Saraj të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, në fshatin Lubin të Sarajit është zbuluar një punëtori për armatim, transmeton Alsat.

Policia gjatë kontrollit rutinor ka ndaluar një makinë të tipit Opel Zafira, të drejtuar nga 38-vjeçari M.Sh. nga fshati Lubin i Sarajit të Shkupit. Policia fillimisht kishte gjetur rreth 300 plumba të kalibit të ndryshëm.

Më pas, me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në shtëpinë e 38-vjeçarit në fshatin Lubin, ku policia ka gjetur pjesë të ndryshme të armëve, dy pistoleta për sinjalizim dhe sasi të madhe të municionit.

MPB njofton se M.Sh. është privuar nga liria dhe i njëjti akuzohet për shkelje të nenit 396 të Kodit Penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme