Zbulohet se sa pika do t’i ketë dialogu Kosovë-Serbi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për dialogun Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në mes të këtij muaji.

Haziri ka folur edhe për vizitën e zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haziri ka thënë se nga kjo vizitë u mësua se dilogu ndërmjet dy vendeve do t’i ketë tetë pika kyçe.

“Kosova nuk duhet të hezitojë. Deri më tani, sipas termit marrëveshje gjithëpërfshirëse do të thotë se ose të gjitha marrëveshjet do të jenë të pranueshme, ose asnjëra prej tyre. Por, ajo që u mësua nga kjo vizitë është fakti se nuk do të ketë hezitime. Ajo që është e rëndësishme, dialogu do t’i ketë tetë pika kyçe”, tha ndër të tjera Haziri për blic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme