Mëngjesin e sotëm u gjet e pajetë një nga emrat më të përfolur në media.
Abelajda Xhamani, ish banore e Big Brother 2 humbi jetën në banesën e saj.
Burime policore bëjnë me dije se Adelajda u gjet e vdekur rrreth orës 05:10, në rrugën e Thesarit, në Tiranë në banesën e saj, ku jetonte e vetme.
Gjithashtu pohoet se në trupin e të ndjerës nuk janë gjetur shenja dhune. Detaji më i fundit që mësohet nga policia është se gazetarja vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Personat që vuajnë nga epilepsia kanë më shumë gjasa të vuajnë dhe nga sëmundje të tjera siç janë ato kardio vaskulare, në krahasim me njerëzit e tjerë.
Ende nuk ka dalë një raport mjekësor për shkakun e vdekjes së ish banores, por lidhja mes epilepsisë dhe sëmundjes së zemrës mund të jetë jetë një nga shkaqet e vdekjes së saj të parakohshme.
Ndërkohë pritet vendimi i mjekut ligjor.
Adelajda, vajza nga Kavaja u shua në moshën 31 vjeçare. Ajo premtonte nja karierë të suksesshme në gazetari.
Pasi ishte një nga kryeredaktoret e një prej revistave në vend, ajo do të fillonte programin e saj në televizionin më të ri në vend Fax News. Emisioni i saj do të quhej ‘Në shtëpinë e Adelës’.