Nën tingujt e himnit kombëtar u bë zbulimi i shtatores së heroit kombëtar, Idriz Seferi në Gjilan në kuadër të 105 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, raporton Zeri.info.
Me këtë rast u bë edhe vendosja e kurorave pranë përmendores nga presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri duke i përshëndetur të pranishmit tha se duhet të përkulemi para kryengritësve të Karadakut.
“Ne sot i përkulemi kryengritësve të Karadakut për çlirimin e Gjilanit, kësaj pjese të Kosovës dhe Shkupit. Në Gjilan bashkëjetojnë heronjtë nacional, demokratët nacional çlirimtarët dhe gjithë ata që kanë bashkëkontribuuar në çlirimin e atdheut”, tha Haziri.