Zbulohet stema që e lejoi vrasësin t’i afrohej ambasadorit rus (Foto)

Policia turke së bashku me specialistët e dërguara posaçërisht nga Rusia janë duke hetuar vrasjen e ambasadorit rus në Ankara pak ditë më parë.
Ndërkohë që vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist i Al Nusra-s, mediat turke kanë publikuar një detaj të rëndësishëm në lidhje me faktin se si autori i ishte shmanguar rojeve të sigurisë për t’u futur në galerinë ku do të vriste ambasadorin, raporton Albeu.com.

Mësohet se Mert Altintas, ashtu siç shihet edhe në foto kishte vendosur një stemë në pjesën e majtë të xhaketës, e cila përdoret ekskluzivisht nga personeli i sigurisë që merret me mbrojtjen e personaliteteve.

 Duket se ky fakt i ka bërë rojet e sigurisë që të mos dyshojnë tek atentatori duke e lejuar atë madje që të qendrojë i qetë edhe pas shpinës së ambasadorit rus, shkruan Hurriyet.

stema_1482476049-7430941stema2_1482476041-8538032

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme