Zbulohet super Lotus Exige Cup 430 i edicionit të limituar

Një tjetër Lotus i edicionit special është zbuluar, kësaj here një version i limituar i Exige Cup 430, i quajtur Type 25, i cili është më i suksesshmi që është prodhuar ndonjëherë nga Norfolk, e i cili ka fituar 14 Formula One e Grand Prix.

Lotus Exige Cup 430 Type 25 do të prodhohen vetëm 25 me çmim fillestar prej 126 mijë euro.

Mekanikisht, edicioni special Exife mbetet i pa ndryshuar nga vetura bazë 430, që do të thotë se ka motorin 3.5 litërsh V6 që prodhon 430 kuaj fuqi e rrotat e pasme aktive, transmeton koha.net.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.3 sekonda ndërsa atë maksimale 290 kilometra në orë.

Ajo çfarë e ndanë Type 25 nga Exige Cup 430 standard është dizajni unik i frymëzuar nga garuesi i të 60-tave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme