Zbulohet vendi i përpunimit të kokainës dhe heroinës në Itali, tre shqiptarë në pranga

Mediat italiane informojnë se autoritetet policore të antidrogës së Milanos kanë zbuluar një rafineri për përpunimin e heroinës e kokainës në komunën Fontanella në provincën e Bergamos.

Tre shtetas shqiptarë të moshës 41 , 22 e 24 vjeç janë vënë në pranga e janë sekuestruar 10 kg heroinë e 1 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër, si dhe një laborator për përpunimin e konfeksionimin e drogës.

Tre shqiptarët e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali e nuk kanë pasur precedent penal. Në momentin e operacionit ata kanë tentuar t’u shpëtojnë forcave të antidrogës por pa rezultat.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 5 kg lëndë përzierëse për përpunimin e kokainës dhe heroinës si dhe 7 mijë euro cash.

Operacioni u ekzekutua pas një hetimi disa mujorë i skuadrës së antidrogës së Milanos e cila investigonte mbi tregun dhe furnizuesit e heroinës e kokainës në zonën veriore të Milanos.

Hetimet çuan në zbulimin e kësaj rafineri në territorin e provincës së Bergamos.

Sipas autoriteteve italiane heroina e kokaina e sekuestruar, pas përpunimit do të trefishonte peshën e saj e si rrjedhë dhe fitimi ekonomik do të ishte shumë i lartë. /Ora News/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme