Ka shumë dieta në dispozicion, por jo të gjitha janë efektive!
Madje, disa mund të jenë më të dëmshme për shëndetin tonë sesa stili aktual i jetesës që po e bëjmë. Prandaj, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm dhe të informuar për zgjedhjet që bëjmë.
Për ta gjetur një metodë efektive dhe të shëndetshme që shfaq efekte brenda një muaji, atëherë ju rekomandojmë ta lexoni këtë artikull. Ndiqni me kujdes për të identifikuar dietat që jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë, por gjithashtu do të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ekspertët i kanë zbuluar disa dieta të cilat janë dëshmuar shkencërisht për efikasitetin e tyre. Ndër këto, dy dieta veçohen për efektet e tyre të shpejta dhe të qëndrueshme, si ashtu dhe për ndikimin pozitiv në mirëqenien e përgjithshme të individëve.
Dieta e Perricone
Dr. Nicholas Perricone është nutricionist amerikan dhe dermatolog. Dieta e tij mund t’ju ndihmojë ta formësoni trupin dhe jua përmirëson lëkurën falë yndyrave të peshkut që e ngadalësojnë plakjen, transmeton Telegrafi. Ky resurs është një nga të paktët që ka fituar besimin e specialistëve të shëndetit për nga përfitimet e tij që ndihmojnë në ruajtjen e lëkurës dhe trupit.
Karakteristikat kryesore
Jeni të lejuar të hani sasi të mëdha të peshkut, proteinave, pemëve dhe perimeve. Duhet t’i shmangni produktet si salcat, ëmbëlsirat, alkoolin dhe brumin. Është kruciale t’i konsumoni produktet e lejuara në një renditje të caktuar. Kjo renditje ju ndihmon ta ngadalësoni procesin e absorbimit të sheqerit, i cili kontribuon në depozitimin e dhjamit. Konsumimi i ushqimeve me renditje të caktuar mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Ju mund ta provoni këtë metodë për 3 ditë dhe nëse ju pëlqen, mund ta vazhdoni për një muaj. Përdorimi i kësaj diete ka sjellë rezultate të shkëlqyera për shumë individë, duke përmirësuar ndjeshëm energjinë dhe forcën fizike.
Dieta e Paleolitit
Kjo ndryshe quhet edhe dieta Paleo ose dieta e epokës së gurit. Është dizajnuar nga nutricionistja amerikane Loren Cordain. Ky koncept frymëzohet nga dieta e paraardhësve tanë, e cila përfshin ushqime që presupozohet të kenë qenë në disponim gjatë periudhës së Paleolitit.
Siç mbajmë mend nga shkolla, njerëzit e asaj epoke kanë bërë gjah dhe kanë ngrënë ushqime si manaferrat, boronicat, bimë të ndryshme, etj. Ky stil ngrënieje është i njohur për qasjen e tij natyraliste dhe për eliminimin e produkteve të përpunuara, duke e bërë atë një alternativë të shëndetshme për shumë individë sot.
Karakteristikat kryesore
Nëse e ndiqni këtë dietë, ju duhet të përqendroheni në mishra të papërpunuar, perime, pemë, produkt arrore, mjaltë, boronica e manaferra, kërpudha dhe peshk. Ju duhet të shmangni konsumimin e çdo ushqimi të përpunuar, produktet e bulmetit, sheqerin, kripën, ëmbëlsirat, etj. Kjo dietë nxit konsumin e përbërësve të freskët dhe të natyrshëm, duke ofruar një ushqim që është i lartë në proteina dhe fibra.
Sipas Cordianit, këto produkte shkaktojnë probleme shëndetësore sepse janë në kontradiktë me strukturën gjenetike të qenieve njerëzore. Të domosdoshme është që konsumimi i këtij lloji diete të përfshijë një larmi të gjerë ushqimor për të siguruar marrjen e të gjitha vitamineve dhe mineraleve të nevojshme.
Efektet e mundshme anësore
Nëse ndaloni së konsumari produkte të bulmetit, drithëra, etj., kjo mund të rezultojë në mungesë të kalciumit, hekurit dhe magnezit. Sasia e madhe e mishit dhe yndyrave të ngopura mund të shkaktojnë probleme në sistemin kardiovaskular. Dieta kritikohet shpesh, andaj rekomandohet të konsumohet vetëm në periudhë afatshkurtër. Është e rëndësishme të konsultoheni me një specialist para nisjes së këtij lloji regjimi ushqimor dhe të bëni analiza të rregullta për të monitoruar shëndetin tuaj.