Sot u zbulua pllaka përkujtimore për minatorët e Shalës që punuan në vitin 1989/1990 dhe qëndruan 8 ditë në nëntokën e minierave të Kosovës.
Minatorët shaljan qëndruan së bashku me të gjithë minatorët e Kosovës, pllaka u financua nga vetë minatorët shaljan dhe u vendosë në sheshin Rambuje në Shalë, transmeton LipjaniNews
“Me pjesëmarrje minatorët i nderuan z. Skënder Sejdiu, z. Ibrahim Zogiani dhe z. Gani Kastrati nga Sindikata e Minatorëve në Magure. Minatorët ishin dhe do të mbesin lavdia dhe krenaria e nëntokës së Kosovës. Lavdi veprës atdhetare të gjithë minatorëve, shkruan Shala Drenicës / LipjaniNews.com/