“Zgjidhni përgjigjen më të drejtë:
a) 50+10=60= qeveri teknike dhe zgjedhje tjera
b) 50+5+3=58= sbejne pune dhe perseri qeveri teknike dhe zgjedhje te reja.
c) 50+5+3+2= 60=qeveri teknike dhe zgjedhje tjera.
d) 50+10+2=62= qeveri e brishte dhe avaz i vjeter dhe i pare.
e) 50+10+3=63= nuk ndodh pa u plotesuar kushtet(lexo ne piken me poshte)
f) 50+10+5+3+2= 70= kushtezim numrit 50 per formim qeverie= gjuhe shqipe te barabarte me gjuhen maqedone, buxhet i drejte, decentralizim te mirfillte, zgjidhje e proceseve te montuara politike…
P.S. Un zgjodha f). Nqs dikush ka zgjidhje tjeter te shendosh, per nje te ardhme me te mire tonen le ta propozoj. Por mos harroni se ne fund te fundit demokracia eshte numra dhe politika eshte veprim konkret dhe jo “pallavra” dhe fjale boshe qe na mban ne vend numero. Aty ku ishim dje dhe ku jemi edhe sot”, kështu kishte shkruar në rrjetin e tij social lideri në dorëheqje i LR – PDSH’së, Ziadin Sela pas takimit që pati me Ali Ahmetin.
Por, përgjigjja që ka marrë nga zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu, ka qenë e shkrutë dhe e qartë. “Ne nuk jemi numër, ne jemi vlerë!”, ka shkruar Fazliu në rrjetin e tij social. Vlen të përmendet se Lëvizja BESA gjatë fushatës parazgjedhore kishte bërë thirrje në elektorat me një shprehje të ngjashme, “ti nuk je numër, ti je vlerë”, duke dërguar porosi tek votuesit që mos të votojnë për ata që votat e popullit i konsiderojnë vetëm si numra që do t’ju shërbejnë për përfitime politike./Sakte.net