Zëdhënësi i Mustafës: Pa demarkacion s’ka paqe në rajon

Zëdhënësi i Kryeministrit, Faton Abdullahu, ka shprehur se votimi i Demarkacionit do të thotë paqe në rajon dhe Kosovë. Sipas tij, mosvotimi i Demarkacionit është pengesë për sigurinë euro-atlantike në rajon. Ndryshe nga zyrtarët e LVV-së që thonë se votimi i demarkacionit çon në luftë. zyrtari i Qeverisë thotë se paqja sigurohet duke votuar demarkacionin, shkruan Gazeta Express.

“Demarkacioni dhe paqja. Mosvotimi i Demarkacionit do të thotë pengesë e re për shtrirjen dhe forcimin e paqes në rajon”, ka shtuar Abdullahu.

Ai ka thënë se refuzimi i votimit të kësaj Marrëveshjeje e pengon Kosovën për t’u bërë pjesë e proceseve integruese në Bashkimin Europian (BE).

“Me refuzimin e votimit të demarkacionit, pashmangshëm problemi do të kalonte atje ku nuk është, as nuk na konvenon të jetë – në dimension ndërshtetëror e për rrjedhojë edhe rajonal. Krejt kjo nuk është krejt, sepse ky refuzim është gjithashtu pengesë në rrugëtimin tonë drejt integrimeve evropiane, drejt liberalizimit të vizave, por edhe proceseve të tjera të ndërlidhura”, ka shkruar Abdullahu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme