Polica e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është duke vazhduar angazhimi policor.
“Lidhur me informacionin që ka qarkulluar për mjet shpërthyes në hekurudhë, Policia e Kosovës, me të gjitha njësitet relevante policore ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Deri në këto momente nuk është hasur asgjë e dyshimtë, përderisa puna dhe angazhimi policor është duke vazhduar”, ka thënë Kelani.