Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka mohuar akuzat e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e cila reagoi kundër fushatës në internet ndaj këshilltarit të saj Gjorgje Bojoviq duke i thënë që të mos mbështesë teoritë konspirative kundër një qeverie demokratike.
Kryeziu ka thënë se qeveria nuk është përfshirë e as nuk do të përfshihej kurrë në abuzim me pushtetin duke sponsorizuar “fushatë të tillë online”.
“Ne i mohojmë akuzat nga Viola von Cramon, me të cilën komunikojmë rregullisht përmes kanaleve zyrtare. Ne i bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teoritë e konspiracionit kundër një qeverie demokratike”, ka shkruar Kryeziu në “X”.
Von Cramon doli në mbështetje të tij duke thënë se “Lajmet e rreme, fushatat dezinformuese, propaganda qeveritare… nuk do ta ndryshojnë pozicionin e dikujt, por thjesht do të dobësojnë shanset e Kosovës për të përparuar shpejt. Kjo është e trishtë për vendin”.