Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas publikimit të një fotografie të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me Fehim Salin, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh.
Manxhuka tha se Kurti gjatë mandatit të tij ka pritur dhjetëra organizata të komuniteteve joshumicë me delegacionet e tyre.
“Dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë, Kryeministri Kurti i ka pritur në këto pesë vjet e gjysmë. Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”, tha ai./Arbresh.info



