Zëdhënësja e Pentagonit Dana White, nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White, do të përballet me hetim nën dyshimin se disa punonjës të këtij institucioni të lartë shtetëror i ka shfrytëzuar për çështje private.

Pretendohet se White stafin e afërt brenda Pentagonit e ka shfrytëzuar për kryerjen e punëve private, si dhe është hakmarrë ndaj disa punonjësve që kanë raportuar tek eprorët e tyre

CNN raporton se White për disa javë është nën hetime nga kryeinspektori i Pentagonit.

Ndër të tjera për White thuhet se ka urdhëruar punonjësit e stafit të çojnë rrobat e saj në pastrim kimik, por edhe të blejnë ilaçe dhe ushqim. E, sipas rregullave etike në Pentagon, një zyrtar nuk ka të drejtë të shfrytëzojë punonjësit e tjerë për kryerjen e punëve private.

White mban postin e zëdhënëses së Pentagonit nga qershori i vitit 2017 dhe personalisht i raporton sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme