Zeka i kthen përgjigje Ramiz Lladrovcit: Nëse unë jam UDB-ash, atëherë i tillë ishte edhe Fehmi Lladrovci

Deklarata e deputetit Milaim Zeka e dhënë gjatë ditës së djeshme në një medium kosovar, se posedon tri dokumente të nënshkruara nga Ramiz Lladrovci e në të cilat Hashim Thaçi akuzohet për vrasjen e Behadin Hallaqit, ka nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të Drenasit, i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetit Zeka dhe e ka quajtur këtë të fundit rrenc dhe UDB-ash, shkruan Periskopi.

Lidhur me këto akuza të Lladrovcit, në një prononcim për Periskopin, Milaim Zeka, ka thënë që nëse ai e ka quajtur UDB-ash, atëherë edhe vëllai i tij, Fehmi Lladrovci ishte i tillë, duke qenë se kanë vepruar së bashku me një organizatë.

“Ai veç lë të vazhdon kështu. Është nënshkrimi i tij. Kam dëshmitar. A jam rrenc a sjam rrenc e përcaktojnë tjerët jo Ramizi. Tash është modë me të quajt UDBA-sh atëherë edhe vëllau i tij Fehmi Lladrovci ka qenë  UDB-ash. Unë jam kanë me Fehmin, me dhandrrin tem, jena kanë me një organizatë. Ai mundet edhe vëllain e vet me quajt UDB-ash, që është hero i Kombit”, ka thënë Zeka për Periskopin.

Zeka ka insistuar se ka dokumente të nënshkruara nga Ramiz Lladrovci, dhe ka thënë se është i gatshëm që ato t’i paraqesë edhe para Gjykatës.

“Për çdo njeri ekzistojnë dosjet, e çfarë thotë Ramiz Lladrovci fare nuk mërzitna. Unë i kam tri letra me nënshkrim të Ramizit, në qoftë se asi, shkojmë në Gjykatë, dhe para Gjykatës i qes letrat”, është shprehur Zeka.

Ai për deklaratat e mbrëmshme të bërë në televizion thotë se ka folur shumë konkretisht dhe me emra.

“Unë mbrëmë kam folur shumë konkretisht, me emra e me mbiemra për çka e ka akuzuar”, ka deklaruar deputeti i NISMA-s në një prononcim për Periskopin.

Ndryshe Zeka nuk e ka quajtur Lladrovcin, UDB-ash, por thotë se është  hajgarexhi i madh dhe budallë.

“Kështu që Ramizi mundem me të thanë që është hajgarexhi shumë i madh. Spo tham që është rrenc, as nuk po tham që është UDBA-sh, por po them qe është fort budallë e fort hajgarexhi”, ka përfunduar Zeka për Periskopin.

Në reagimin e tij Lladrovci sot ka thënë se Milaim Zeka po gënjen sa i përket dokumenteve dhe fakteve që thotë se i ka.

Reagimi i plotë i Lladrovcit:

Përgjigje Milaim Zekës: Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit

Nuk po i publikoni ato që pretendoni, sepse nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Boll Milaim Zeka. Boll. Boll shpife. Edhe sa rrena do të thuash para mediave gjoja se po i thua për herë të parë. Deri kur kështu o gazetaruc?!!

Dhjetëra lajme të rreme në tri fushatat e kaluara i keni promovuar si të vërteta, prej të cilave nuk doli asgjë. Asgjë nuk doli me gjithë paralajmërimet e juaja të subvencionuara. Sepse, ju vetëm shpifni.

Në tri fushata, janë paralajmëruar çanta të zeza me dokumente kompromituese, ishin paralajmëruar video incizime, ishin paralajmëruar letra sekrete e letra denoncimi, por kurrë asnjë herë, nuk i publikuat.

Pse nuk i publikuat deri tash për ato që pretendoni se ekzistojnë, dhe pretendoni të implikoni emrin tim, familjes time dhe udhëheqësit e shtetit.

Nuk mund të publikoni sepse ato që pretendoni, nuk ekzistojnë, as çanta, as incizime as letra denoncuese. Nuk ekzistojnë, ato janë pjesë e imagjinatës tuaj të sëmurë, të metodës shpif, shpif se diçka mbetet.

Milaim Zeka, të kam thënë edhe më herët, ti je një rrenc, je një shpifës. Ti e ndot ambientin e demokracisë me përrallat tua të sëmura që vetëm udbasht dinë t’i përgatisin e promovojnë.

Habitem nga mediat që të japin hapësirë për ta ndotë ambientin me shpifjet tua.

Deri kur gazetarucat dhe ish udbasht do të vazhdojnë punën e dreqit. Unë po e them jo për herë të parë, me emër:

Milaim Zeka, ti je një rrenc dhe për shpifjet tua do të ushtroj padi!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme