Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se koalicioni PAN ka filluar të mbledhin nënshkrimet e deputetëve për ta formuar qeverinë.
Zeka ka pohuar në Klan Kosova se deri tani i kanë 55 deputetë që kanë nënshkruar dhe se po presin edhe nënshkrime të tjera.
“I kemi 55 nënshkrime të deputetëve, besoj se do t’i bëjmë të gjithë deri në fund të javës, ka thënë Zeka.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zeka-kemi-filluar-mbledhjen-e-nenshkrimeve-nga-deputetet-425879/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright