Zeka: Këta tonët janë mësu veç ‘yes, yes’

Deputeti Milaim Zeka, ka kritikuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ende pa u përkthyer Raporti i Progresit në gjuhën shqipe.

Ai ka thënë se kjo është bërë vetëm për të treguar se kush po e thërre i pari këtë seancë.

“Kështu na ka shku me ndërkombëtarët kohën e fundit. Ata fol anglisht, këta tontë thuaj yes yes, e mos di kurgja”, ka thënë Zeka, shkruan Periskopi.

Ndryshe, mungesën e dokumentit të përkthyer në gjuhën shqipe të Raportit të Progresit, e kanë kritikuar edhe deputetë tjerë.

Ahmet Isufi dhe Blerim Kuçi nga AAK kanë thënë se assesi nuk do të duhej të thirrej seanca duke munguar raporti në shqip.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme