“Sulejman Rexhepi harroi te na tregoj si ka kaluar ne inaugurimin e presidentit te Turqise Rexhep Taip Erdogan?
Eshte mire te na tregoj edhe si ka kaluar ne takimin me drejtorin e Fondit Pensional?
Sigurisht eshte i obliguar te pergjigjet edhe ne pyetjet qe i parashtrova para dy jave ne parlament:
A eshe e vertet se çmimi per nje haxhi kete vite eshte 4100 euro ose 720 euro me shtrejt se vitin e kaluar?
A eshte e vertet se haxhilerve ua shitni vizat e haxhit nga 500 euro edhe pse ato jane falas?
A eshte e vertet se per keqperdorimin e vizave te haxhit permendeni edhe ne nje nga raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit?
A eshte e vertet se keqperdorni pronat e BFI-se per interesat tuaja te ngushta?
Sa imam e profesor ne medrese e fakultet kane ngelur pa ua paguar sigurimin pensional dhe invalidor?“, shkruan deputeti i LSDM, Muhamed Zeqiri.