Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot në seancën kuvendore, ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme, nëse do të marrin masa kundër reisit Rexhepi dhe peshkopit Agatangell, pasi që sipas tij, kanë bërë veprime të palejueshme në publik.
“Bashkësitë fetare nuk janë mbi ligjet. Në rrjetet sociale ka fotografi të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame me armë në duar, që është e palejueshme. A do të ndërmarrë diçka MPB? Dhe a do të ndërmarrë masa MPB kundër peshkopit Agatangell, i cili me deklratat e tij nxit urrejtje mes qytetarëve dhe bën thirrje për gjakderdhje”, pyeti deputeti Zekiri.
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu tha se nëse mblidhen dëshmi të mjaftueshme, ministria do të veprojë. Ai shtoi se deputetit, në mënyrë të shkruar do t’i plotësisht pyetjes së tij.
Kolumna e peshkopi Agatangell që i referohet Zekiri: Maqedonia dhe mundësia e saj historike