Zelensky pret “lajme të mira” nga partnerët perëndimore sa i përket asistencës ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është adresuar kombit përmes një video-mesazhi, ku bëri të ditur se “pjesët kyçe” që po kanë probleme të vazhdueshme nga armiku janë Severdonetsku, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna.

“Po punojmë çdo ditë për ta forcuar mbrojtjen tonë. Kemi nevojë urgjente për furnizim me armë. Çdo ditë po i afrohemi armikut sa i përket teknologjisë dhe fuqisë së armatimit. Natyrisht gjithçka varet nga partnerët perëndimorë, gatishmëria për t’i siguruar Ukrainës të gjitha ato për të cilat ka nevojë ta mbrojë lirinë. Presim lajme të mira javën e ardhme”, shtoi Zelensky.

Gjithashtu ka deklaruar se ka pasur granatime në qytetin e Mykolaiv – ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe shtatë tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

“Granatimet kishin për cak zonat e banuara – vetëm njëzet metra larg një kopshti të fëmijëve, këta janë armiqtë që po i cilëson Federata Ruse”, tha për fund Zelensky.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme