Rusia po e gjen vetën gjithnjë e më të shmangur nga komuniteti ndërkombëtar, ka deklaruar Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë adresimit të tij të përnatshëm në Facebook.
Ai vazhdon të paralajmërojë se “dhjetëra, nëse jo qindra mijëra” municione të rrezikshme janë lënë pas nga Rusia në tërheqjen e tyre, transmeton portal arbresh.info
“Okupatorët kanë lënë mina kudo. Në shtëpitë që kanë uzurpuar. Në rrugë, në fusha. Ata kanë minuar pronat e njerëzve, makinat dhe dyert e shtëpive”, tha ai.
Ai paralajmëroi se Rusia mund të planifikojë përdorimin e armëve kimike në Ukraiunë, duke shtuar se ata po i marrin këto shqetësime “shumë seriozisht”.
Zelensky gjatë fjalimit u ka bërë thirrje ukrainasve që të forcojnë vendosmërinë e tyre.
“Detyra kryesore si sot ashtu edhe çdo ditë në këtë kohë janë masat konkrete mbrojtëse,” u thotë ai qytetarëve ukrainas.
“Një rritje konkrete në aftësinë tonë për të zmbrapsur çdo sulm nga trupat ruse. Unë jam duke u marrë me këtë çështje pothuajse gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.
Ai thotë se trupat e Ukrainës janë “më të guximshme” se forcat ruse dhe “po i mundin pushtuesit me mençuri dhe taktika të menduara mirë”.
Megjithatë, Zelensky ka theksuar se Ukraina është ende e varur nga partnerët e saj ndërkombëtare për armatim dhe se nuk ka paisjet e nevojshme për të zhbllokuar Mariupolin.